Botohet libri për sportet për personat me aftësi të kufizuar
Sh. Gashi|RTKlive
Komiteti Paralimpik i Kosovës ka promovuar librin për personat me aftësi të kufizuara të titulluar “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i autorëve Ahmet Mahmutaj dhe Enver Ulaj.
Në programin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, ishte i ftuar Ahmet Mahmutaj autor i librit “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”.
Mahmutaj u shprehë se ky libër është i një rëndësie të veçantë. Ai falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan në mbledhjen e informacioneve për të shkruar këtë libër.
“Besoj që, sadopak, do të jetë një lloj plotësimi i këtyre mozaikëve të monografive në Kosovë për sporte. Dhe do të jetë një lloj falënderimi për gjithë ata që kanë kontribuar dhe një lloj reference në të ardhmen për çdo studiues, sportist e trajner”, ka thënë ai.























