Sveçla takoi komandantin e Karabinierit, flasin për bashkëpunim
BKT
Lajme

Sveçla takoi komandantin e Karabinierit, flasin për bashkëpunim

K. K. / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim kolonel Massimo Rosati, komandant i Karabinierit MSU në Republikën e Kosovës.

Sipas kësaj ministrie, Sveçla dhe kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç’rast ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që me institucionet e Kosovës të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

“Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë, ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë”, njofton MPB.


MË SHUME NGA Lajme