08:48 / 13.07.2024
Moti në Shqipëri me diell, temperaturat do të jenë pa ndryshime
Në Shqipëri moti do të jetë me diell në bregdet, vranësira në zonat malore dhe stuhi lokale.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 18/37°C
Zonat e ulëta 21/39°C
Zonat bregdetare 24/37°C
Anticikloni subtropikal po dominon pjesën më të madhe të Evropës duke mbajtur temperatura të larta edhe në Shqipëri.























