Osmani me Pelosin: Kënaqësi të diskutosh vlerat Kosovë - SHBA
BKT
Lajme

Osmani me Pelosin: Kënaqësi të diskutosh vlerat Kosovë - SHBA

M.P. / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë qëndrimit të saj në Uashington, është takuar edhe me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi.

Në një fotografi të përbashkët në X, Osmani e ka quajtur Pelosin mike të vërtetë të popullit të Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Osmani.

Osmani përndryshe është duke qëndruar në Uashington për Samitin e NATO-s, duke qenë pjesë e disa nga aktiviteteve të ngjarjes. 


MË SHUME NGA Lajme