Presidenca përmbledh takimet e Osmanit me zyrtarët e lartë në Washington
Në Fokus

Presidenca përmbledh takimet e Osmanit me zyrtarët e lartë në Washington

SH.Ç/RTKlive

Presidenca e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet që presidentja Vjosa Osmani i ka zhvilluar gjatë vizitës në Washington, në margjinat e Samitit të NATO-s.

Përmes një njoftimi në Facebook, Presidenca ka njoftuar se Osmani është takuar me homologë të saj dhe përfaqësues shtetesh.

Ajo ka listuar zyrtarët e lartë shtetëror amerikanë që ka takuar, duke filluar nga presidenti amerikan Biden, e deri tek ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Tutje, presidentja njoftoi se është ftuar edhe në aktivitetin e hapjes së Samitit nga Sekretari amerikan Anthony Blinken.

 


MË SHUME NGA Në Fokus