Osmani takon Carpenterin: Mbështetës i vlerave Kosovë-SHBA
SH.Ç/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Washington ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter.
Presidentja Osmani, e ka falënderuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter, për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj vlerave që bashkojnë Kosovën dhe ShBA-në pas Samitit të NATO-s.
Në një postim në platformën X, presidentja Osmani ka thënë se Carpenter është një mbështetës i palëkundur në vlerat që i bashkojnë Kosovën dhe ShBA-në.
“Në fund të Samitit të NATO-s pata rastin ta falënderoj drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Michael Carpenter. Një figurë kyçe pas suksesit të #NATO75 dhe një mbështetës dhe besimtar i palëkundur në vlerat që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në. Përpjekjet e tij forcojnë angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Osmani në X.























