Morata thotë se skuadra e tij e ardhshme do të jetë Milan
BKT
Sport

Morata thotë se skuadra e tij e ardhshme do të jetë Milan

Uran Krasniqi / RTKLive

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka konfirmuar se skuadra e tij e ardhshme do të jetë Milan.

"Më duhet ende të kaloj testet mjekësore, por them po", ka deklaruar Morata kur është pyetur nëse Milan është destinacioni i tij i ardhshëm.

Morata gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj ekipit dhe stafit të Atletico Madrid. "I thashë lamtumirë, ishte e rëndësishme. Mendoj se ishte e rëndësishme t'i falënderoja ata për gjithçka, gjithmonë më ndihmuan shumë, si trajneri, Miguel Angel, Carlos Bucero dhe Andrea. Ata ishin pranë meje kur gjërat nuk shkonin mirë", ka thënë sulmuesi i njohur i disa skuadareve evropiane.