Përurohen hapësirat stërvitore nga sportistja Donjeta Sadiku
BKT
Sport

Përurohen hapësirat stërvitore nga sportistja Donjeta Sadiku

Uran Krasniqi / RTKLive

Janë përuruar hapësirat stërvitore të boksit nga sportistja Donjeta Sadiku.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti. 

Hapësira është funksionalizuar e finalizuar dhe tashmë është e gatshme për shfrytëzim falë bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me AKP-në dhe me Federatën e Boksit.

Kurtit iu dhurua një dorëz e boksit e cila u nënshkrua nga vetë boksierja.

Donjeta Sadiku është sportistja e vetme jashtë ekipit të xhudos nga atletët e Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, në pjesëmarrjen e dytë të saj. Ajo është dekoruar më herët me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Stamboll 2022, si dhe me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva po të njëjtin vit, duke u cilësuar si boksierja e parë dhe e vetme grua nga Kosova që ka arritur të fitojë medalje në garat ndërkombëtare të boksit.