Murati dhe Nagavci do të intervistohen nga komisioni hetimor për libra
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Murati dhe Nagavci do të intervistohen nga komisioni hetimor për libra

A.B / RTKlive

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve, ku përfshihen:  Arbërie Nagavci, Ministre e MASHTI dhe Hekuran Murati Ministër i Financave.

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u themelua disa muaj më parë.

Ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo, gjatë viti shkollor 23/24.


MË SHUME NGA Lajme