Nga të shtënat në Lloznicë, një polic është vrarë, një tjetër i plagosur
BKT
Foto| Vendi ku dyshohet se ndodhi vrasja
Lajme

Nga të shtënat në Lloznicë, një polic është vrarë, një tjetër i plagosur

Anamari Repiq, RTK/Beograd

Në Serbi po vijojnë kërkimet për sulmuesin që vrau një polic dhe plagosi rëndë një tjetër. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se në Lloznicë, gjatë një kontrolli policor, një person ka qëlluar në drejtim të policisë. Në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë.

Nga të shtënat që ndodhën mbrëmë në Lloznicë, kur policia ndaloi një automjet për kontroll, mbeti i vrarë polici Nikola Krsmanoviq (34), ndërsa kolegu i tij Vjekosllav Iliq (50), u plagos. Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se Krsmanoviq është qëlluar kur sulmuesi po dilte nga makina.

“Mbrëmë rreth orës 00:55, në Lloznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipnicki Shor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës kanë ndaluar një ‘Mercedes’ me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona. Kur ka dalë nga vetura, një person ka gjuajtur me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (1990), në gjoks dhe polici Vjekoslav Iliq (1974), në shpatull, pas së cilës ka ikur”, ka thënë Daçiq.

Të dy policët u transportuan në spitalin e Lloznicës, ku Krsmanoviç ka vdekur nga plagët e marra. Polici i plagosur është në gjendje stabile, raporton mediumi publik serb.

MPB-ja e Serbisë ka publikuar një fotografi të të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur pasaportën të lëshuar në Kosovë në emër Artan Hajziri (1991), si dhe një letërnjoftim gjerman. Forca të shtuara policore janë vënë në kërkim të sulmuesit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit Nikolla Krsmanoviq.


MË SHUME NGA Lajme