14:23 / 18.07.2024
Animatori nga Hollywoodi pjesë e edicionit të sivjetëm të ‘Anibar`
Sh. Gashi|RTKlive
Të shtunën në Kinema "Jusuf Gërvalla" në Anibar 2024 do të mbahet prezantim i veçantë nga animatori i njohur i Hollywood, Mike Hollingsworth.
“Hollingsworth, i njohur për rolin e tij thelbësor në serialet e para të Netflix si "BoJack Horseman", do të udhëheqë në një udhëtim humoristik nëpër karrierën e tij, duke filluar nga krijimi i filma të shkurtër animacioni për festivalet e filmit si Anibar, deri në krijimin e një nga serialet më ikonike të Netflix”, thuhet në njoftimin e festivalit.
Ai përmes këti prezantimi do të shpjegojë se si përvoja e tij në krijimin e filma të shkurtër të pavarur e ndihmoi në ngjitjen e tij të shpejtë në industrinë e animacionit.























