Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë
BKT
Lajme

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë

B. H. | RTKlive

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në pikëkalimin kufitar Te Dheu i Bardhë, veçmas në dalje të Kosovës.

Sipas gazetares së RTK-së, Edona Podvorica, e cila është në këtë pikë, pritjet për hyrje dalje janë deri në 60 minuta.

Sipas saj, zyrtarët policor kanë bërë me dije se si pasojë e një ndërprerje disa orëshe të energjisë elektrike pritjet kanë qenë më të gjata gjatë ditës deri në 2-3 orë.

Megjithatë, nuk pa pasur asnjë parregullsi ose incident në këtë pjesë pas rastit të ndodhur në Serbi, ku u vra një polic serb, teksa pritjet e gjata vlerësohen normale në këtë periudhë të verës, kur ka fluks të madh të ardhjes së mërgimtarëve.

 


MË SHUME NGA Lajme