11:10 / 19.07.2024
Osmani takoi presidentin Macron, diskutojnë për integrimin e Kosovës
M.Sh/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron me të cilin ka diskutuar për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike në koordinim me aleatët.
“Me presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka thënë Osmani.Presidentja Osmani, po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Gjatë këtij samiti ajo ka takuar edhe liderë të tjerë të shteteve pjesëmarrëse.