21:50 / 19.07.2024
Presidentja Osmani takoi presidentin e Lituanisë, Nauseda
B. H. | RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.
"Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë", ka thënë presidentja Osmani.























