Rrëmbehet në Gjilan një i mitur nga Presheva
BKT
Foto arkiv | RTKlive
Lajme

Rrëmbehet në Gjilan një i mitur nga Presheva

A.B|RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua shqiptare nga Presheva ka raportuar në stacionin policor në Gjilan se është rrëmbyer vëllai i saj i mitur nga një shtetas kosovar.

Policia ka bërë me dije se sipas ankueses rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi.

“Ankuesja femër shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në stacionin policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme