Hidhet mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura
BKT
Lajme

Hidhet mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura

Edina Avdiu/ RTK

Një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Ka pasur një shpërthim, janë dëmtuar dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin", ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës shihet përgjatë rrugës Mitrovicë-Zubin Potok, që çon te liqeni i Ujmanit.

Paraditen e të dielës buzë liqenit janë parë qytetarë duke u relaksuar.


MË SHUME NGA Lajme