Edhe pse e ftuar nga Komisioni Hetimor, Lushaku nuk u intervistua
M.Miftari/RTKlive
(E plotësuar) Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ndonëse e ftuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Procesin e Subvencionimit të Blerjes së Teksteve Shkollore dhe Mjeteve Mësimore, nuk u intervistua, nga shkaku se dëshmitë e saja nuk konsiderohen të rëndësishme për periudhën të cilën ky komision ka në objekt shqyrtimi.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ndonëse e ftuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Procesin e Subvencionimit të Blerjes së Teksteve Shkollore dhe Mjeteve Mësimore, nuk u intervistua, nga shkaku se dëshmitë e saja nuk konsiderohen të rëndësishme për periudhën të cilën ky komision ka në objekt shqyrtimi.
Dëshmitë e saj nuk u konsideruan relevante nga anëtarët e komisionit, ngase Lushaku ka marrë pozitën e të parës në DKA në Komunën ne Prishtinës më 5 shkurt të 2024-ës dhe për këtë shkak Komisioni në fjalë mori vendim që të ftohet në intervistim ish-drejtoreshën e DKA-së në Peishtinë, Besianë Musmurati.
Lushaku-Sadriu bëri të ditur funksionin e saj si drejtore e Drejtorisë së Arsimit ka marrë në periudhën që nuk ka qenë në detyrë për periudhën që Komisioni ka në fokus të hetimit të procesit të subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.
Megjithatë, ajo u shpreh e gatshme të ofrojë të gjitha të dhënat që ka në dispozicion Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës në funksion të arritjes të të dhënave që kërkohen.
“Të dhënat zyrtare i ka përcjellë zyrtarja e jonë e cila ka qenë udhëheqja e Komisionit për shpërndarjen e librave dhe organizimin e mbledhjes së të dhënave nga shkollat për katalogun zyrtar që ia ofrojmë MASHTI-t çdo vit”, deklaroi Lushaku.
Sipas saj, DKA ka pasur komunikime zyrtare fillestare me Ministrinë e Arsimit, sipas saj të parapara me ligj dhe udhëzim administrativ, si dhe me procedurë të re të komunikimit dhe të furnizimit të librave të miratuar nga MASHTI.
Lushaku tha se është e gatshme të diskutojë për këtë çështje në mënyrë të hapur për gjithë çka di lidhur me subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.
Drejtori i DKA-së në Pejë tha se pagesa e subvencioneve ka përfunduar në dhjetor
Dëshminë para Komisionin Hetimor Parlamentar për Procesin e Subvencionimit të Blerjes së Teksteve Shkollore dhe Mjeteve Mësimore ka vazhduar drejtori i DKA-së së Komunës së Pejës, Naser Gega, i cili tha se ndarja e teksteve dhe mjeteve mësimore në formën e tillë çfarë është aplikuar në vitin 2023/2024 ka qenë risi dha i ka gjetur të papërgatitur.
Ai më tej shtoi se sipas informacioneve që ai ka pagesat e prindërve nga Ministria e Arsimit, për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore ka përfunduar në dhjetor, teksa vuri në dukje se pagesa e pagesave e subvencioneve ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, që, sipas tij ka shkaktuar barrë për prindërit.
“Vështirësia e fillimit të viti shkollor 2023/2024, ka qenë kërkesa e Ministrisë për subvencionim për të cilën kam pasur pakënaqësi që njoftimi ka qenë shumë vonë. Në Komunën tonë deri në dhjetor nuk ka përfunduar çështja me pagesa të subvencionimeve. E kjo ka shkaktuar barrë financiare për prindërit”.