Haradinaj: Vendimi i GjND-së, më i rëndësishmi në historinë e Kosovës
BKT
Lajme

Haradinaj: Vendimi i GjND-së, më i rëndësishmi në historinë e Kosovës

Adea Mustafaj/RTK

Në përvjetorin e 14-të të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar këtë vendim si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, i pari i AAK-së, tha shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 Korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran.

“Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Lajme