22:15 / 22.07.2024
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së
G.K/RTKlive
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.
Në një postim në platformën “X”, Osmani shkroi se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën drejt BE-së, duke theksuar se është dëshmuar se është gati për ta arritur statusin e kandidatit.
“Në takimin tonë të lamtumirës sot, i drejtova urimet më të mira ambasadorit të BE-së Szunyog në rrugëtimet e tij të ardhshme.
Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt vendit që meriton brenda Bashkimit Evropian. Ne kemi treguar herë pas here se jemi gati për të arritur statusin e kandidatit në BE.
Është koha për të ecur përpara”, ka shkruar presidentja.























