Ballkani ndalet në barazim nga Hamrun
BKT
Sport

Ballkani ndalet në barazim nga Hamrun

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 19:54) Ballkani dhe Hamrun gjithçka kanë lënë të hapur për ndeshjen e dytë.

Kjo pasi ndeshja e parë e kualifikimeve për Conference League e zhvilluar të martën në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë është mbyllur baras. Rezultati përfundimtar ka qenë 0-0.

Skuadra nga Suhareka ka pasur raste të mira për të kaluar në epërsi, por nuk ia ka arritur t'i konkretizojë asnjë prej tyre.

Në minutën e tetëmbëdhjetë, një ndërhyrje nga mbrojtja malteze ndaj Karricës ka bërë që gjyqtari të akordojë një penallti për Ballkanin. Megjithatë, Emerllahu nuk ia ka dalë ta shndërrojë penalltinë në gol.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi i Ilir Dajës e ka mbajtur iniciativën, por pa sukses para portës.

Në minutën e pesëdhjetë e nëntë, Ballkani e ka gjetur golin kur Queven ka tundur rrjetën, por goli është shfuqizuar për shkak të pozicionit jashtë loje.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet pas një jave në Maltë.

Ballkani dominon, por nuk arrin të shënojë kundër Hamrun

Ballkani ka dominuar pjesën e parë të ndeshjes kundër kundërshtarit nga Malta, Hamrun, por nuk ka arritur të shënojë.

Pavarësisht disa rasteve të mira për të kaluar në epërsi, rezultati ka mbetur i pandryshuar.

Një ndërhyrje ndaj Karricës nga mbrojtja malteze në minutën e tetëmbëdhjetë ka bërë që gjyqtari ta tregojë pikën e bardhë. Megjithatë, Emerllahu nuk ia ka dalë ta shndërrojë penalltinë në gol.

Skuadrat kanë në dispozicion edhe pjesën e dytë për të provuar ndryshimin e rezultatit.

Ballkani - Hamrun Spartans, formacionet

Ballkani dhe Hamrun Spartans ndeshen sot në kuadër të kualifikimeve për Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.