Kurti e Çeku mirëpresin antropologen që po organizon ‘Kosova Ethno-Tour`
BKT
Kulturë

Kurti e Çeku mirëpresin antropologen që po organizon ‘Kosova Ethno-Tour`

G.K/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpritën në ndërtesën e qeverisë antropologen amerikane Janet Reineck dhe grupin me të cilin ajo po zhvillon një tur rreth Kosovës përmes iniciativës "Kosova Ethno-Tour".

Grupi do të qëndrojë për dy javë në vend, deri më datën 5 gusht. Gjatë kësaj periudhe do të vizitojnë peisazhe e pasuritë tona natyrore, përjetojnë kulturat tona ushqimore si dhe disa prej festivaleve që organizohen në lokacione të ndryshme gjatë kësaj periudhe.

Siç njoftojnë nga qeveria, kryeministri e falënderoi antropologen për kontributin që ajo po jep për shpërndarjen e njohurive në njohjen e vlerave kulturore e natyrore të vendit tonë dhe ardhjen e turistëve përmes programit të saj.

“Ai i uroi grupit qëndrim të mbarë e të këndshëm në Kosovë, duke shprehur dëshirën që ta njohin sa më shumë vendin tonë”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kulturë