Shpërthimi afër liqenit të Ujmanit i ka shqetësuar vizitorët |VIDEO
Në Fokus

Shpërthimi afër liqenit të Ujmanit i ka shqetësuar vizitorët |VIDEO

Valjetë Shala/RTK

I qetë dhe pa asnjë vizitor buzë liqenit. Kjo është gjendja në Liqenin e Ujmanit pas shpërthimit të fundit.

Në këto ditë të nxehta vere, ka disa javë që Liqeni i Ujmanit në veri të vendit është parë që është kthyer në një atraksion për qytetarët. Por gjithçka ndryshoi kur një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi te Liqenit të Ujmanit.

Të vetmit që u pane, ishin lëvizjet e forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Kurse qetësinë në Ujman po e prishnin vetëm makineri të cilat u panë teksa po kryenin disa punime në afërsi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se situata në Ujman është e qetë por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

“Situata në veri në vendit është e qetë por delikate për shkak të zhvillimeve të dy viteve të fundit. Policia e Kosovës është në secilin vend, por qytetarët duhet të kenë kujdes kur shkohet në Ujman. Kujtoni vet para shtatorit sa kemi qenë prezent në këtë zonë dhe si është tash”, tha Elshani.

Nga rasti i fundit i shpërthimit të mjetit ku nuk u raportua për persona të lënduar, përpos dëmeve materiale që u shkaktuan në disa vetura, Elshani tha se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Në Fokus