PSG nuk planifikon të shesë Xavi Simons, Leipzig shpreson në huazimin e tij
BKT
Sport

PSG nuk planifikon të shesë Xavi Simons, Leipzig shpreson në huazimin e tij

Uran Krasniqi / RTKLive

Paris Saint-Germain nuk ka plan për ta shitur mesfushorin holandez, Xavi Simons.

Klubi francez është i hapur për mundësinë e huazimit të lojtarit dhe Leipzig po shpreson të përfitojë nga kjo mundësi.

Sipas gazetarit italian të njohur, Fabrizio Romano, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munich, te Leipzig është rritur besimi se do të arrijnë ta rikthejnë Simons në radhët e tij në formë huazimi.