11:49 / 24.07.2024
Haradinaj: Jeff Bieley punoi pa u lodhur në mbështetje të Kosovës
SH.Ç/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Jeff Bieley.
Haradinaj ka thënë se Jeff Bieley punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme.
"Sot nderojmë kujtimin e Jeff Bieley, një miku të madh të Kosovës. Që pas çlirimit të vendit, Jeff punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme. Bujaria dhe përkushtimi i tij do të mbahen mend gjithmonë. Pusho në paqe, Jeff", është shprehur Haradinaj.























