Spahiu-Nakamura: Kontributi i JICA-s është jetik për RTK-në
BKT
Lajme

Spahiu-Nakamura: Kontributi i JICA-s është jetik për RTK-në

RTKlive

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, priti sot në vizitë drejtoreshën e divizionit për Evropën nga JICA Japoneze, Eri Nakamura.

Përfaqësuesja e JICA-s për Evropën gjatë takimit me Spahiun vlerësoi se projektet e RTK-së të mbështetura nga JICA janë të njohura edhe në Japoni dhe vlerësohen si shumë të suksesshme.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme, Zana Spahiu, falënderoi znj. Nakamura për përkrahjen e vazhdueshme që JICA po vazhdon t’i ofrojë RTK-së, si në ngritjen e kapaciteteve teknike ashtu edhe në trajnimin e stafit.

Pas vizitës në RTK1 dhe RTK2, Nakamura e shoqëruar nga Spahiu vizituan edhe zyrën rajonale të RTK-së në Prizren, e cila u hap falë përkrahjes së JICA-s japoneze.

Spahiu vlerësoi se kontributi i JICA-s është jetik për RTK-në. Që nga viti 2000 ka kontribuar që transmetuesi publik të jetë jo vetëm më afër qytetarëve, por të kontribuojë edhe më shumë në bashkëjetesën e mirëfilltë në mes të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Së fundmi, RTK ka marrë mbështetjen e JICA-s japoneze edhe për hapjen e zyrës rajonale në Pejë, projekt që do të fillojë së implementuari në fund të këtij viti.


MË SHUME NGA Lajme