17:42 / 26.07.2024
Osmani me bashkëshortin pritet nga çifti Macron në Pallatin Élysée
V.Th. RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj është pritur në Pallatin Élysée nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron. Kjo pritje bëhet në prag të hapjes së Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit.























