Osmani: Distria s’ka të ndalur! Sigurt drejt të artës!
BKT
Lajme

Osmani: Distria s’ka të ndalur! Sigurt drejt të artës!

G.K/RTKlive

(E plotësuar, 13:45) Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në gjysëmfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

"Distria s’ka të ndalur! Sigurt drejt të artës!", ka shkruar presidentja.

Kampionia olimpike kosovare, Distria Krasniqi, ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo, duke siguruar një vend në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike Paris 2024. Aty ajo do të përballet mexhudisten italiane, Odette Giufridan.

(12:44) Osmani: Ippon në 30 sekonda, e arta jonë Distria

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

“Ippon në 30 sekonda!  E arta jonë Distria, bravo! Vazhdojmë përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Distria Krasniqi ka arritur ta mposhtë me lehtësi pas vetëm disa sekondash kundërshtaren e saj të parë, Maryam March Maharani nga Indonezia.

Meçi ka qenë në kategorine deri në pesëdhjetë e dy kilogramë.


MË SHUME NGA Lajme