Përfshihet nga zjarri një depo në Miradi të Fushë Kosovës
BKT
Foto: A.M/RTKlive
Lajme

Përfshihet nga zjarri një depo në Miradi të Fushë Kosovës

G.K/RTKlive

Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes", ka thënë Ahmeti.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. 


MË SHUME NGA Lajme