Ederson thotë se për momentin mbetet te City
BKT
Sport

Ederson thotë se për momentin mbetet te City

Uran Krasniqi / RTKLive

Portieri i Manchester City, Ederson, ka thënë se nuk ka marrë ende ndonjë vendim për të ardhmen e tij, ndërsa ka pasur shumë interes nga klubet e Arabisë Saudite këtë verë.

Ttridhjetë e një vjeçari është pjesë e skuadres angleze nga viti 2017. Gjithashtu ai ka zhvilluar edhe njëzet e pesë ndeshje për Brazilin.  

"Jam shumë i qetë, çfarëdo që të ndodhë është në duar të Zotit dhe ai e di rrugën e duhur. Çfarëdo që ai më jep, do të jem i lumtur me të", ka thënë Ederson për "The Athletic".