Radiologjia pranon donacion nga ShBA-ja
BKT
Lajme

Radiologjia pranon donacion nga ShBA-ja

Arlinda Sejda / RTK

Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion ky nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha ditën e sotme e shënojmë si një ditë e veçante, është nder për të përuruar këtë investim që do të ndikoj në jetën e qytetarëve do të ketë efekt ne diagnostifikimin e hershëm të sëmundjen e zemrën.

Ai shtoi se afro 500 mijë euro investim, ky donacion do të ndihmoj në diagnostifikim më të shpejtë të pacientëve, fal bashkëpunimit me specialistët e Philips trajnimet janë zhvilluar dhe stafi ynë është gati.

Vitia ka falënderuar ambasadorin Hovenier, duke shtuar se me punën e profesionistëve shëndetësor po krijohen kushte me të mira në institucionet e shëndetësisë.

Në ceremoninë  e pranimit të donacionit ( CT) në klinikën  e Radiologjisë ishte i pranishëm edhe ambasadori Jeff Hovenier.

Kurse Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shprehur kënaqësinë që bashkë me ministrin Vitia dhe me gjithë të tjerët bënë përurimin  e një donacioni nga SHBA, një tomografi kompjuterike të re, CT-je të re për klinikën radiologjike të klinikës emergjente në QKUK.

“Ky donacion tregon edhe njëherë përkushtimin e shteteve të bashkuara për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe kualitetit të jetës, apo në këtë rast shërbimet për kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët  e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Hovenier shtoi se ky CT skaner, që ka kushtuar rreth 500 mijë dollar amerikanë,  jo vetëm se do t’i përmirëson shërbimet e klinikës por do ta ngrit nivelin e standardit të shërbimeve në departamentin e radiologjisë.

“Jemi të përkushtuar që t’i ndihmojmë përpjekjet  e Kosovës për t’i përmirësuar shërbimet e kujdesit shëndetësor nëpër spitalet e Kosovës, diçka që e bëjmë tash e shumë vjet. Dhe përmes projektit “US Evropian Command Humanitarian Assistance Program” kemi investuar pothuajse 6 milion dollarë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ky partneritet me ministrinë e shëndetësisë dhe udhëheqësinë e QKUK-së e nënvizon këtë përkushtim për të siguruar resurse dhe infrastrukturën e  domosdoshme”, tha Hovenier.

Tutje ai u shpreh se besojnë shumë në fuqinë e kombit që do të thotë me shëndetin e popullsisë së vet/saj.

“Ne duam një Kosovë të pavarur e sovrane dhe të suksesshme e multietnike. Ne duam një Kosovë të shëndetshme’,përfundoi Hovenier.


MË SHUME NGA Lajme