Juve kërkon yllin e Dortmundit, gati oferta
BKT
Sport

Juve kërkon yllin e Dortmundit, gati oferta

F.B/RTKLive

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi raportohet se mund të transferohet në Itali.

Klubi i madh në Serie A, Juventus sipas medieve italiane, synon që të transferojë asi-n e ‘milionerëve’ të Gjermanisë.

Drejtuesit e torinezëve tashmë janë duke përshpejtuar negociatat me Dortmundin për transferimin e Adeyemi.

‘Zonja e Vjetër’ thuhet se ka përgatitur ofertën për lojtarin e skuadrës gjermane.

“Juventusi ka vendosur të përshpejtojë për Adeyemi dhe ka gati ofertën 35 milionë euro, plus bonuse (5+5 milion euro)”, shkruajnë mediet italiane.