Pas Dritës shkëlqen edhe Ballkani
BKT
Sport

Pas Dritës shkëlqen edhe Ballkani

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 21:57) Ballkani ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Conference League pas një fitore 0-2 kundër Hamrun të martën, në ndeshjen e zhvilluar në "Hibernians Ground".

Ekipi kosovar ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, kur portieri maltez Bonello kishte lëshuar portën. Këtë moment e ka shfrytëzuar Hamidi, i cili me një goditje të fortë nga distanca e ka paraboluar portierin, duke kaluar Ballkanin në avantazh.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e pestë, kur Karrica është treguar i saktë nga penalltia. Penalltia është akorduar pasi Mayron ka penguar Ismajlgecin brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit. Gjyqtari e ka vlerësuar ndërhyrjen si të palejueshme, duke e treguar pikën e bardhë.

Pjesa e parë nuk ka pasur pati ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm nga asnjëra prej skuadrave, megjithëse Ballkani ka pasur një dominim të lehtë.

Ndeshja e parë në Kosovë ishte mbyllur pa gola.

Ballkani dyfishon epërsinë në Maltë

Ballkani ka dyfishuar epërsinë ndaj Hamrun në ndeshjen kualifikuese për Conference League, duke e çuar rezultatin në 0-2.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e pestë, kur Karrica është treguar i saktë nga penalltia.

Penalltia është akorduar pasi Mayron ka penguar Ismajlgecin brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit. Gjyqtari e ka vlerësuar ndërhyrjen si të palejueshme, duke treguar pikën e bardhë.

Ballkani kalon në epërsi ndaj Hamrun

(E plotësuar, 21:33) Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Hamrun në ndeshjen kualifikuese për Conference League që po zhvillohet në "Hibernians Ground".

Aktualisht, rezultati është 0-1 në favor të skuadrës kosovare.

Goli vendimtar ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, kur portieri maltez Bonello kishte lëshuar portën. Këtë moment e ka shfrytëzuar Hamidi, i cili me një goditje të fortë nga distanca e ka paraboluar portierin, duke kaluar Ballkanin në avantazh.

Ndeshja po vazhdon

Hamrun - Ballkani, pa gola në pjesën e parë

Ballkani ka pasur një dominim të lehtë ndaj Hamrun gjatë pjesës së parë të ndeshjes kualifikuese për Conference League, por nuk ka arritur të gjejë golin.

Ekipi maltez gjithashtu nuk ka arritur të shënojë, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultat 0-0.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kosovë, rezultati ishte gjithashtu barazim, duke bërë që çdo gjë të jetë e hapur për pjesën e dytë të ndeshjes së sotme.