Botohet libri ‘Intervista në spektrin e literaturës, artit dhe gazetarisë’
RTKlive
Libri i ri i autores Angela Kosta “Intervista në spektrin e literaturës artit dhe gazetarisë” vjen me një gamë të gjerë, të larmishme dhe të pasur intelektualësh nga e gjithë bota.
Disa nga të intervistuarit janë: Arslan Bayır – Turqi, Omatee Ann Marie Hansraj – Karaibe, Clelia Moscariello – Itali, Marianna Iannarone – Itali, Joan Josep Barcelo – Spanjë, Tamikio L Dooley – Amerikë, Alessandro Russo – Itali, Tarana Turan Rehimli – Azerbaixhan, Giuseppina Irene Groccia – Itali, Mino Sferra – Itali, Byeong Cheol Kang – Koreja e Jugut, Natalie Bisso – Gjermani, Vinicio Salvatore Di Crescenzo – Itali, Silla Maria Campanini – Itali, Francesca Gallello – Itali, Rasim Maslic – Gjermani, Hamed Al – Dhabani – Irak, Hassane Yarti – Marok, Christine Peiying Chen – Zelanda e Re, Catia Pugliese – Itali.
Çdonjëri nga të intervistuarit, shumica e të cilëve janë jo vetëm letrarë apo artistë por edhe editorë e gazetarë, paraqesin në këto intervista, në spektrin e brendësisë së tyre, vetëdijen kolosale, pa paragjykime apo neglizhime, për t'u dhënë lexuesve një vizion po aq konkret sa edhe real, pa ndërlikime apo ndikime të jashtme.























