AAK gjithashtu propozon 26 janarin si datë të zgjedhjeve
BKT
Lajme

AAK gjithashtu propozon 26 janarin si datë të zgjedhjeve

M.P. / RTKlive

Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve të rregullta.

“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare”, ka shkruar në Facebook kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se shpreson që Osmani të përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi për këtë datë.


MË SHUME NGA Lajme