Gërvalla: Falënderime për qytetarët që morën pjesë në festë
BKT
Lajme

Gërvalla: Falënderime për qytetarët që morën pjesë në festë

V.Th. RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë dje në festën “Faleminderit Mërgatë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se ‘ishte një festë e paharrueshme, një ditë e mbushur plot emocione, krenari dhe momente që do të mbeten në zemrat e tyre përgjithmonë’.

Tutje Gërvalla ka falënderuar këngëtarët që performuan, organizatorët dhe Policinë e Kosovës.

“Një falënderim i veçantë për këngëtarët dhe artistët tanë nga mërgata dhe Kosova për paraqitjet e tyre të shkëlqyera, të dhuruara me zemër, pa asnjë kompensim material. Me këtë akt të veçantë, ata iu bashkuan respektit dhe mirënjohjes së thellë ndaj kontributit të mërgatës në çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e Kosovës”.“Faleminderit Policisë së Kosovës, organizatorëve dhe gjithë atyre që u angazhuan në këtë aktivitet!  Faleminderit Mërgatë! Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës!”, ka shkruar Gërvalla.


MË SHUME NGA Lajme