Komisioni hetimor për librat, pozita e opozita i vazhdojnë akuzat|Video
BKT
Lajme

Komisioni hetimor për librat, pozita e opozita i vazhdojnë akuzat|Video

Arbresha Berisha/RTK

Komisioni Hetimor Parlamentar, i themeluar për hetimin e keqpërdorimeve të mundshme gjatë subvencionimit të teksteve shkollore, zor se mund ta shtyjë para agjendën para përfundimit të mandatit.

Pozitë e opozitë nuk po gjejnë pajtim sa i përket mbajtjes së mbledhjeve, kjo edhe shtyu anëtarët e tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që të thërrasin konferencë për medie.

Pasi kryesuesi i komisionit Shemsedin Dreshaj ka kërkuar që të shkojnë në pushim deri në shtator, nga pozita thonë se deri atëherë do t'u përfundojë mandati.

Ndërsa, deputeti i LVV-së, Armend Muja, ngriti akuza se Dreshaj anuloi mbledhjet e 29 dhe 30 korrikut në mënyrë që të pamundësohet intervistimi i dëshmitarëve që ishin thirrur për atë ditë.

Mirëpo, një ditë më parë deputeti i AAK-së tha se pozita po vepron me inate.

Në mungesë të opozitës, gjatë së martës dështoi mbledhja e këtij komisioni.


MË SHUME NGA Lajme