Osmani viziton Kroacinë me ftesë të homologut të saj Millanoviq
BKT
Lajme

Osmani viziton Kroacinë me ftesë të homologut të saj Millanoviq

SH.Ç/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq.

Vizitën e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të Kroacisë. Sipas njoftimit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinjska Alka( Unaza e Sinjit). Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme