LVV: Mbyllet sesioni pranveror i Kuvendit me 36 ligje të miratuara
BKT
Lajme

LVV: Mbyllet sesioni pranveror i Kuvendit me 36 ligje të miratuara

M.Sh/RTKlive

Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës është mbyllur me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare. Kështu deklaruan të hënën në një konferencë për media përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, grupi më i madhi në Kuvend, duke e vlerësuar gjithashtu të suksesshëm këtë periudhë të Kuvendit.

“Gjatë sesionit pranveror për vitin 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur 23 seanca plenare prej të cilave 10 kanë qenë të rregullta, 6 të jashtëzakonshme, 6 solemne dhe një seancë e veçantë. Janë mbajtur 186 mbledhje të komisioneve parlamentare me gjithsej 866 pika të trajtuara”, deklaroi Mimoza Kusari-Lila, shefe e GP të LVV-së.

Më poshtë po i plasojmë të plota ligjet e prezantuara nga GP i LVV-së.

Ligjet e miratuara në vitin 2024 të ndara sipas fushave:

Ligjet e miratuara për Ekonomi dhe Energji

1. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji,

2. Ligji për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë

3. Ligji për performancën energjetike të ndërtesave

4. Ligji për aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm

5. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Programi i tregut të vetëm

6. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike për Projektin e qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë- Programi legjislativ 2023

7. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KfW, Frankfurt am Main, për programin e energjisë solare I(Solar 4 Kosovo I) fotovoltaik,

8. Ligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar

9. Ligji për falimentimin Ligjet e miratuara nga fusha e Arsimit, Kulturës,Rinisë dhe Sportit

Ligjet e miratuara nga fushat e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit

1. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore-

2. Ligji për rininë

3. Ligji për sport

Ligjet e miratuara nga fusha e reformës sociale dhe financave

1. Kodi doganor dhe i akcizave

2. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës

3. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian -Evropa digjitale për periudhën 2021-2027 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian

4. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes se kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për projektin –banimi social adekuat

5. Ligji për ratifikimin e amendamentit të marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni-1

Ligjet për të drejtat njeriut  

1. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat

2. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit

3. Evropian –Drejtësia

4. Ligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze

5. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës

6. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë

7. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149

8. Ligji për shërbimet private të sigurisë

Ligjet e miratuara nga fusha e integrimeve evropiane

1. Ligji për ratifikimin e amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015

2. Ligji për ratifikimin e -amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020

3. Ligji për ratifikimin e amendamentimit nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016

Ligjet e miratuara nga fusha e sigurisë dhe reformës në administratë

1. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin -Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve

2. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë

3. Ligji për mbrojtje nga zjarri

4. Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave

Ligjet e miratuara nga fusha e bujqësisë, mjedisit dhe infrastrukturës

1. Ligji për rregullat e trafikut rrugor

2. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj

3. Ligji për verëra

4. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë në procedurë të shqyrtimit 43 projektligje. Prej këtyre 28 projektligjeve janë miratuar në shqyrtim të parë ndërsa 15 të tjera presin që të shqyrtohen”, u tha në konferencën e LVV-së.


MË SHUME NGA Lajme