Syla: Gjendja e gruas së plagosur sot në Fushë Kosovë është stabile
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Syla: Gjendja e gruas së plagosur sot në Fushë Kosovë është stabile

Edina Avdiu |RTK

(E plotësuar, ora 10:15) Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha për RTK se gjendja e gruas së plagosur sot në Fushë Kosovë është stabile.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, në observim është ende në Qendrën Emergjente edhe pak vendoset në klinikën përkatëse”, tha Syla.

Plagoset një grua në Fushë-Kosovë, arrestohet një person i dyshuar

A.Bela |RTKlive

Sot është plagosur një grua me armë zjarri në Bresje- Fushë Kosovë. E plagosura është dërguar për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër)  është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për RTKlive se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.


MË SHUME NGA Lajme