Maqedonci: Brenda një viti, 4 akreditime të atasheve të mbrojtjes
BKT
Lajme

Maqedonci: Brenda një viti, 4 akreditime të atasheve të mbrojtjes

M.P. / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të përmendjes së zhvillimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka theksuar edhe akreditimin e atasheve të mbrojtjes në shtete të reja.

“Vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë”, ka shkruar ai në Facebook.

Maqedonci ka njoftuar se ushtarakët e Kosovës janë të pranishëm edhe në vendet si në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi, Kroaci e Shqipëri.

“Ndërsa në proces është akreditimi i atasheve në Itali, Japoni e Republikë Çeke”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme