14:14 / 07.08.2024
Arben Hajrullahu, rektor i ri i Universitetit të Prishtinës
K. Kasumi / RTKlive
Arben Hajrullahu është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës.
Ai ka marrë gjashtë vota, të majftueshme për t'u emëruar në këtë pozitë, ndërkaq kundërkandidati i tij Isak Shabani ka marrë katër vota.
Në garë për rektor ishin edhe Eda Vula dhe Lidvana Pallaska Spahiu.
Rektor i Universitetit të Prishtinës deri më tani ka qenë Qerim Qerimi.























