KFOR-i monitori protestat në Mitrovicë, garanton siguri për të gjithë
BKT
Lajme

KFOR-i monitori protestat në Mitrovicë, garanton siguri për të gjithë

M.Sh/RTKlive

Paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it që udhëhiqen nga NATO, kanë monitoruar protestat e sotme të serbëve në veri, duke i vlerësuar të qeta, derisa ritheksojnë se KFOR-i vazhdon të garantojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Trupat e KFOR-it ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt. Demonstrata vazhdoi pa ndonjë ndërprerje të raportuar apo shqetësime sigurie”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KFOR-i.

Sipas njoftimit, ritheksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Gjithashtu KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).

“KFOR-i nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e saj të OKB-së”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.


MË SHUME NGA Lajme