17:56 / 07.08.2024
Rizvanolli i dhuron pullën postare të Kosovës ministres së Japonisë
M.P. / RTKlive
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se i ka dhënë pullën postare të Kosovës ministres së Punëve të Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko, gjatë vizitës në Prishtinë.
“Ishte kënaqësi t'i dhuroja ministres së Punëve të Jashtme, Kamikawa Yoko, pullën postare në nderim të marrëdhënieve dhe miqësisë Kosovë – Japoni, gjatë vizitës së saj në Kosovë, ku diskutuam për mundësitë për forcimin e lidhjeve ekonomike, e në veçanti për investimet japoneze në energjinë e ripërtëritshme”, ka shkruar ajo në X.
Pulla postare të cilën Rizvanolli ia dhuroi i takojnë shënimit të 15-vjetorit të marrëdhënieve ndërshtetërore.
























