Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë
BKT
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë

B. H. | RTKlive

Zyrtarët e policisë nga njësiti i hetimeve i drejtorisë së kryeqytetit kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast grabitjeje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 26 korrik 2024 në rrugën "Luigj Gurakuqi" në Prishtinë, ku dy të dyshuarit kanë sulmuar me thikë një grua dhe i kanë marrë një zingjir ari.

Pas zhvillimeve intensive hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuarit: T.I, femër, 26 vjeç dhe R.A, mashkull, 29 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, sipas vendimit të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.


MË SHUME NGA Lajme