Policia shpall në kërkim pesë të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike
BKT
Lajme

Policia shpall në kërkim pesë të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

B. H. | RTKlive

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona, të cilët dyshohen për kultivim të hashashit dhe kanabisit. Personat e kërkuar janë Gzim Gashi, Faik Gashi, Selim Gashi, Marglen Comani dhe Albion Kalemi.

“Personat e dyshuar  me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer  veprën penale ‘Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka ofruar numrat e telefonit ku qytetarët mund të japin informata për vendndodhjen e të dyshuarve, derisa thirrjet do të mbesin anonime dhe konfidenciale.

 


MË SHUME NGA Lajme