Vazhdon zjarri në tri fshatra të Suharekës, zjarrfikësit ende në detyrë
BKT
Lajme

Vazhdon zjarri në tri fshatra të Suharekës, zjarrfikësit ende në detyrë

M.P. / RTKlive

Ekipet e zjarrfikësve edhe në orët e vona të natës janë duke vazhduar punën për lokalizimin e zjarrit në disa zona fushore në Suharekë.

Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe e Shpëtimit ka njoftuar për zjarrin që ka kapluar zonat fushore të tri fshatrave në komunën e Suharekës. 

"Zjarrfikësit vazhdojnë të kenë telashe të mëdha në këto orë të vona me zjarre malore-fushore  në tri lokacione:Gjinoc-Reqan-Grejqevc", ka njoftuar kjo organizatë në Facebook. 

Përgjithësisht dita e sotme ka qenë me ngarkesë për zjarrfikësit, ku përveç Suharekës, është djegur edhe zona malore-fushore në Prevallë. Zjarri ka qenë në përmasa aq të mëdha saqë intervenimi tokësor nuk ka arritur të lokalizojë situatën, ndërkaq nesër do të vazhdohet me ndërhyrje ajrore. 


MË SHUME NGA Lajme