09:35 / 12.08.2024
Osmani: Rinia është potenciali më i madh i vendit tonë
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke vlerësuar lart të rinjtë e Kosovës.
Ajo ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku shkruar se rinia është potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashtershme e i dashurisë për vendin.
“Rinia - potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashtershme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.























