Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier, temë edhe data e zgjedhjeve
BKT
Lajme

Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier, temë edhe data e zgjedhjeve

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se në takim Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidimin e mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”, thuhet në njoftimin zyrës për informim të Presidencës.

Gjithashtu bëhet e ditur se thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin, po ashtu, pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.


MË SHUME NGA Lajme