09:52 / 13.08.2024
Kurti takoi koordinatoren e UNKT-së, flasin për projekte të përbashkëta
N.M. /RTKlive
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takoi sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Bëhet e ditur se në takim diskutuan rreth bashkëpunimit të Kosovës me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNKT), në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i kontribuojnë arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.























