13:25 / 13.08.2024
Katër milionë euro për rrugën Kërpimeh - Bajgorë - Mitrovicë
K. K. / RTKlive
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë.
Ai ka theksuar se ky projekt kap vlerën e katër milionë eurove.
“Rruga Regjionale R129, Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë, është projekt që arrin vlerë totale prej 4 milionë euro”, ka shkruar Durmishi në Facebook.























